Ymeri në Rahovec përkrah fuqishëm Korenicën: Do t’i fitojmë 10 komuna

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka deklaruar se subjekti që ai drejton do t’i fitojë 10 komuna.

Ishte presidenti Thaçi ai që paturpësisht doli me një reagim kundër kandidatit për kryetar të Rahovecit, teksa ky reagim pasoi me një deklaratë të Ymerit, i cili u distancua nga pohimet e dikurshme të Korenicës, por menjëherë erdhi në Rahovec për ta mbështetur atë.

Edhe pse plani i partive aktuale në pushtet ishte që Korenica të largohet nga gara, Ymeri ishte ai që erdhi menjëherë në Rahovec për ta përkrahur atë ku edhe shpërndau 50 kartela të antarësisë që dëshmon rritjen e kësaj lëvizje në Rahovec.

Ai potencoi se VV do t’i fitojë record 10 komuna më 22 tetor.

Postimi i Visar Korenicës:

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.