Xhelal Canziba i bashkohet AAK-së

Një nga personalitetet më të fuqishme politike të Rahovecit tash e tri dekada, një nga dikur shtyllat e PDK-së, Xhelal Canziba, ka kaluar në AAK. 

Canziba u prit nga zyrtarë të lartë të AAK-së, teksa mori edhe telefonatë nga Ramush Haradinaj i cili po gjykohet padrejtësisht në Francë.

Komunikata zyrtare e AAK-së: 

Xhelal Canziba i bashkohet AAK-së

Xhalal Canziba, njëri ndër personalitetet më të rëndësishme në Rahovec, njeri i vlerave kombëtare e politike dhe njëri prej ekspertëve kulmor të xheodezisë, sot i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Zoti Canziba, njeri aktiv i politikës në Kosovë, tha se i bashkohet Aleancës së Haradinajt, për të dhënë kontributin e tij për vendin, në këto momente bukur të ndjeshme. Ramush Haradinajn dhe AAK-në, i shoh si adresën më të duhur politike, pë të dhënë atë që kam, për të çuar përpara proceset me të cilat sot po përballet Kosova.
Zotit Canziba, mirëseardhje në AAK, i uruan drejtuesit më të lartë të AAK-së. Canziba një urim për rrugëtim të përbashkët e ka marrë edhe nga vet Ramush Haradinaj.

 

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.