Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubimin e madh në shtëpinë e kulturës ku edhe është shpallur fitorja e 22 tetorit.
Pas tubimit të stërmbushur në Malësi të Vogël ku u paralajmërua tubimi i madh, ishte një masë e jashtëzakonshme e qytetarëve që morën pjesë në tubimin e madh të VV-së në shtëpinë e Kulturës.
Vend nuk pati për të gjithë, teksa shumë qytetarë mbetën jashtë shtëpisë së kulturës.
Në këtë tubim Visar Korenica mbajti një fjalim mjaft të fuqishëm, ku konfirmoi fitoren e 22 tetorit, duke e vulosur atë.
Të njëjtën gjë e potencoi edhe deputeti Albin Kurti, i cili tha se fitorja është e sigurtë në Rahovec, pasi Rahvoeci do të ndëshkojë keqpërdoruesit e të kaluarës.
Ndryshe në këtë tubim u prezantuan edhe kandidatët për asamble, që sipas Koreniëcs, është lista më e specializuar dhe me moshën mesatare më të re nga të gjithë.
Video e plotë nga Tubimi: