E ftuara e sotme në emisionin Rrokum Roll në TV Rrokum, ishte deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani.Me Osmanin u diskutua zgjedhja e Hashim Thaçit për president, për demokracinë brenda LDK-së dhe per krizën politike ne vend.
Sipas saj, nëse zgjedhjet bëhen më 2017, LDK do të dilte faqebardhë para votuesve te saj, por pos nëse arrijnë ta parandalojnë zgjedhjen për president të kreut të PDK-së, Hashim Thaçit.
Sipas saj, mënyra për ta kundërshtuar këtë, është pamundësimi i kuorumit.
Ndërkaq, si kandidat konsensual ajo përmendi Ramadan Zejnullahun, rektorin e Universitetit të Prishtinës. /Rrokum/Rahoveci24/