Favoriti në garën për kryetar, kandidati i VV-së, Visar Korenica, duket se tashmë ka filluar të mendojë për drejtorët e ardhshëm në qeverisjen e radhës.
Korenica ka publikuar një foto me mjekun me renome mbarë kombëtare, Dr. Osman Vuçitërna.
Ai thotë se me të kanë mendime të përbashkëta për shëndetësinē, dhe vet doktori shihet se si bën #MeZemër me Visarin.
Rahoveci24 mëson se Vuçitërna i cili ka refuzuar disa oferta nga parti politike për kryetar, ka përkrahur Visar Korenicën dhe idetë e tij për shëndetësinë duke u shprehur i gatshëm të bashkëpunoj me tē.
Ky lajm është i madh për Rahovecin, pasi Vuçitërna ishte drejtor nga viti 1984 deri në vitin 1988 kur shëndetësia ishte në nivele të përkryera organizimi dhe pa mungesë të barërave dhe mjekëve me rregull i cili dëshirohet të realizohet edhe në qeverisjen e ardhshme.
Duket se Korenica dhe VV nuk e kanë problem bashkëpunimin me ekspertë jo partiakë të cilët janë gati për të mirën e vendit duke menjeanuar dallimet politike dhe duke bërë primar interesin qytetar.
/Rahoveci24/