Visar Korenica ka deklasuar ish kryetarin Smajl Latifi duke ja përmendur skandalin e kubëzave.
Korenica në RTK 3 ka qenë i ashpër me të dy ish kreytarët, por nuk la pa përmendur as një skandal të Latifit.
Ai tha se në vitin 2013 Latifi ka keqpërdorë me kubëza, pasi çmimi i kubëzave ishte 5 euro m³, kurse i ka blerë me 9 euro m³ një vit më vonë. Sipas Korenicës, Latifi është marrë vesh me dikë për këtë tender prej 95 mijë eurosh.
“Ku janë këto para”, tha Korenica, teksa shtoi se Latifi njihet si kryetar i kubëzave dhe topave në qytet, për investime vend e pa vend.
Ai madje ftoi prokurorinë që ta hetojë këtë keqpërdorim të Latifit.
/Rahoveci24/