Visari garanton: Secila familje, së paku një të punësuar (Foto)

Kandidati për kryetar të VV-së, Visar Korenica, po e mbyllë fushatën me një zotim të jashtëzakonshëm.

Një nga zotimet kryesore ai ka vendosur të shpalosë në ditën e fundit të fushatës.

Ai me anë të një postimi ka thënë se secila familje në Rahovec do të ketë së paku nga një të punësuar.

Këtë ai ka thënë se zotohet se do ta realizojë me angazhim dhe bashkëpunim.

Ky është një prej zotimeve më serioze deri tash nga ndonjë kandidat për kryetar.

Kujtojmë se ai doli me dokumentin e parë dhe të vetëm për qytetarët e komunës së Rahovecit, një program i cili madje ka inspiruar partitë tjera. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.