Visar Sokoli: Jemi të përkushtuar për të fituar për qytetin dhe tifozët

Mesfushori i talentuar i KF Rahovecit, Visar Sokoli, ka thënë se ekipi është maksimalisht i fokusuar para duelit ndaj Ballkanit që zhvillohet të shtunën nga ora 15:00.

Talenti i jashtëzakonshëm i mesfushës së Rahovecit ka paralajmëruar një ndeshje të zjarrtë.

Për aktivizimin e tij ai thotë se është në dorën e trajnerit Vuçitërna.

“Kemi punuar shumë javën e fundit dhe trajneri na ka motivuar për të fituar”.

“Më vjen mirë që të tjerët vlersojnë paraqitjen time në Istog, por është vetëm fillimi. Unë premtoj maksimumin nëse trajneri më jep besimin për t’u paraqitur”.

“Do të fiotjmë për qytetin dhe për tifozët”, u shpreh Sokoli. /Telegrafi/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.