Lëvizja Vetëvendosje me kandidatin, Visar Korenica, kanë fituar bindshëm edhe sondazhin e radhës.
Deri tash VV dhe kandidati Korenica i kanë fituar të gjitha sondazhet.
Tash në sondazhin ku patën mundësinë të votojnë të gjithë shikuesit në internet, 61 % nga 2100 votuesit potencial kanë votuar për kandidatin e VV-së, Visar Korenica.
I dyti ka qenë Smajl Latifi me 16 për qind të votive, kurse i treti Idriz Vehapi me 13% të votave.
Ky është sondazhi i pestë që VV dhe Visar Korenica e fitojnë në prag të zgjedhjeve, teksa edhe sondazhet në terren tregojnë për një fitore të VV-së më 22 tetor dhe rritje të pakënaqësisë qytetare e nevojës për ndryshim. /Rahoveci24/