Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka mbajtur tubim madhështor në Rahovec.
Ai zgjodhi Rahovecin si qytetin e fundit nga të gjitha qytetet tjera për të mbyllur fushatën.
Veseli foli per rrjedhën e vendit teksa mezi mundi të fliste nga simpatizantët dhe pjesmarrësit në tubim.
Ai emocionoi të gjithë kur kërkoi votën për Beatrisën.
Ai e ka quajtur Elvis Pistën njeri të madh për Kosovën, teksa me lot në sy kërkoi të përkrahet motra e tij, Beatrisa.
Veseli është lideri i parë politik që publikisht flet për Elvis Pistën zëshëm duke e cilësuar si njeri të madh heroin e Rahovecit.