Urime Rahovec, jemi në Superligë – FLM djema, jemi pafund krenarë !

KB Rahoveci ka arritur që të sigurojë inkuadrimin në Superligë pas një fitore me rezultat 98-83 ndaj KB Dritës në ndeshjen e tretë dhe finale të playoffit të Ligës së Parë, që u shoqërua nga një organizim të shkëlqyer shembull edhe për nivelin më të lart të basketbollit të Kosovës.

Ky titull në këtë raport nuk është i rastësishëm, pasi që ndeshja u zhvillua në Suharekë, por rahovecianët udhëtuan dhe plot tre mijë veta ishin të pranishëm në këtë ndeshje vendimtare që mobilizoi gjithë qytetin e rrushit.

Valentin Spaqi luajti me pesëshen e tij më të mirë në parket, teksa kjo diktoi edhe rezultatin, kur pas çerekut të parë epërsia i takoi klubit vreshtar e shkoi deri në 10 pikë, falë edhe lojës fenomenale të Alban Latifajt, i cili ishte i pandalshëm.

640x74

Në çerekun e dytë qendrat monstruose, Besnik Sharku dhe Mustafë Merovci, e bënë të veten dhe arritën të shtrijnë autoritetin duke aplikuar mbrojtje të fortë dhe duke mos lënë gjasa për kundërshtarin që të afrohet në rezultat. Të sakt nga distanca ishin ehde Albatrit Berisha dhe Alban Latifaj, shkruan Telegrafi.

tofe

Në pjesën e dytë epërsia shkoi deri në 20 pikë ku shkëlqeu Arion Balluku, Alban Latifaj dhe Albatrit Berisha, teksa Latifaj u detyrua të largohej për shkak të një lëndimi dhe pesë gabimeve personale.

Drita provoi të kthehej në takim duke zvogëluar epërsinë deri në 8 pikë në fillim të çerekut të katërt, por strategjia e Valentin Spaqit doli fitimtare duke qetësuar lojën dhe ekipin dhe duke stabilizuar mbrojtjen, që pavarësisht përpjekjeve të Dritës, nuk u pengua drejt suksesit dhe Superligës.

Në fund KB Rahoveci fitoi me rezultat 98-83 teksa koshashënuesi më i mirë ishte Alban Latifaj.

KB Rahoveci arrin kështu të inkuadrohet në Superligë falë një sezoni të mrekullueshëm prej 23 fitoreve dhe vetëm një humbje, teksa më meritor për këtë sukses është Valentin Spaqi, i cili arriti të inspirojë një qytet të tërë drejt një ëndrre basketbollistike që vetëm sa ka filluar – pasi një klub i madh, një organizate e qytet madhështor po i bashkohet Superligës.

Por, me vetëm një problem. Duhet të përfundohet palestra e cila ka 10 vite pa pëfunduar në Rahovec. Fundja, ky qytet me gjithë këtë pasion më në fund e meriton shtëpinë e vet… /Telegrafi/

98-83

Jemi në Superlige, jemi ne Superlige…

lot ne syte e te gjitheve…

Posted by Rahoveci24.com on Saturday, 30 April 2016

KB Rahoveci 80-62 Drita (çereku 3)

Jemi shumë, shumë afër… vetëm 10 minuta larg Superligës.

Posted by Rahoveci24.com on Saturday, 30 April 2016

KB Rahoveci 52-42 Drita (çereku 2)

Me këtë super aksion, mbyllim super pjesën e parë, me super tifozë, për Superligën…

RAAAAHOVECIIII

Posted by Rahoveci24.com on Saturday, 30 April 2016

Një treshe perfekte nga Mustafë Merovci… 2000 shikues në këmbë. Për të dalë lot nga emocionet…

Rezultati aktual: KB Rahoveci 43-27 Drita

Posted by Rahoveci24.com on Saturday, 30 April 2016

Një rebound dhe treshe fenomenale e Alban Latifajt, realizatorit më të mirë deri tani në këtë takim.

Rezultati aktual: KB Rahoveci 36-27 Drita

Posted by Rahoveci24.com on Saturday, 30 April 2016

KB Rahoveci 27-18 KB Drita (çereku 1)

Shikoni dy minutat e fundit miq, shikoni topin e kapur nga Besnik Sharku, kundërsulmin e shpejt dhe ngulitjen monstruoze të Mustafë Merovcit.

Superligë, jemi afër…

Posted by Rahoveci24.com on Saturday, 30 April 2016

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.