Ultras Vreshtarët udhëtim masiv me tri autobusë në Prizren

Tifogrupi Vreshtarët ka konfirmuar për Rahoveci24 se biznese dhe persona të shumtë i kanë dalë në ndihmë klubit, por se ēshtë e pamjaftueshme për t’i mbuluar krejt shpenzimet.

Canni Vuçiërna ka konfirmuar për portalin se janë tri autobusë që do të nisen drejt Prizrenit.

“Autbousët janë vetëm për tifozët Ultras dhe qytetarë +18 vjeç. Fëmijët nuk lejohen. Kemi vështirësi dhe nuk e di si do t’ia çojmë deri në fund, por të shpresojmë që klubi shkon sa më larg me suksese, pjesa tjetër zgjidhet”.

“Prizreni nuk do jetë teren mysafir sepse do ta bëjmë si në Gjakovë, lojtarët do të ndihen si vendas. Ftoj edhe individualisht qytetarët të udhëtojnë në mënyrë masive me vetura private”, u shpreh lideri i pakontestueshëm i tifozëve.

Bashkimi dhe Rahoveci përballen në ndeshjen e parë të playoffit të enjtën nga ora 19:30. Dy ndeshjet e para zhvillohen në Prizren. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.