Ultras Vreshtarët reagojnë ashpër ndaj matrapazëve që përqeshën Rahovecin: Shkruani për palestër

Një grup idiotësh dhe matrapazësh nga Rahoveci ditë më parë i shtynë disa media nacionale përfshirë Gazetën Express dhe Klan Kosovën që të përqeshin Rahovecin për një bredh të kotë dekorativ, shkrim me titull ky i nxitur nga disa rahovecianë që shtiren si shoqëri civile por janë të paguar nga fraksione politike, i cili ka nxitur reagim të ashpër te Vreshtarët.

Ultras Vreshtarët me anë të një postimi në faqen e tyre zyrtare kanë postuar një foto me gisht të mesit drejtuar të gjithë idiotëve dhe matrapazëve nga Rahoveci që shtiren si “shoqëri civile”, por të cilët janë të inkriminuar në politikë.

Ata shtynë mediat naconale pa fajin e tyre si Gazeta Express dhe Klan Kosovën që të fyejnë dhe përqeshin Rahovecin për një bredh dekorativ, ende pa përfunduar komplet dekorimi, gjë që bëri të shkaktohej një debat që në esencë është i kotë dhe i pa nevojshëm, shkruan Rahoveci24.

Teksa Rahoveci ka 100 probleme tjera, e ku theks të veçantë ka marrë palestra, janë Ultras Vreshtarët që me anë të një reagimi të fuqishëm kanë kërkuar që këta idiotë e sharlatanë të inicojnë raportime dhe shkrime edhe për probleme si Palestra.

Ultras Vreshtarët bëjnë këtë kërkesë pasi çdo javë detyrohen të udhëtojnë në qytete tjera për të përkrahur ekipin e zemrës KB Rahovecin, me palestrën tonë e cila ka tash e 10 vjet që nuk është përfunduar – temë kjo e cila nuk i ka interesuar “shoqërisë civile” të përfshirë thellësisht në politikë. Vreshtarët kanë përkrahje vetëm nga KB Rahoveci që pas reagimeve publike të Rahoveci24 ka ndërmarrë hapa konkret për këta tifozë duke i mbështetur ata financiarisht.

Vreshtarët kërkojnë që të shkruhet më shumë për probleme si palestra dhe të mos vihet fokusi te probleme periferike siç është bredhi, sepse sipas këtyre vreshtarëve të rinjt tash e 10 vite në vend se te merren me sport po enden në rrugë.

Rahoveci24 ka pasur rol kyç në procedimin e punëve për përfundimin e palestrës, duke zbuluar skandalin e marrjes së mjeteve dedikuar palestrës për bastione partiake, edhe pse për këtë pati shumë kërcënime, duke detyruar kështu në fund Ministrinë e Kulturës që të parashikojë për buxhetin e vitit të ardhshëm 270 mijë euro për përfundimin e palestrës së Rahovecit, e gjithë kjo falë Avdullah Hotit që nuk injoroi këto thirrje.

Postimi i plotë i Ultras Vreshtarëve:

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.