Tifozët e qytetit, djemt më të mirë që i ka Rahoveci, Ultras Vreshtarët, kanë konfirmuar raportimet e Rahoveci24 se ministri Kujtim Shala si i pafytyrë ka lëshuar takimin pa thënë as “Ditën e Mirë”.
Ata thonë se kanë marrë një premtim se punimet do të nisin në fillim të majit, një premtimi që ata tifozët thonë se nuk i besojnë – gjithnjë sipas një postimi të tyre në faqen e Facebookut.
Më tej ata shtojnë se pas premtimit fallco, ata i drejtuan ministrit se nuk do të ndalen e kjo gjë e irritoi atë duke u larguar nga takimi.
Ata shtojnë në postim duke thënë se pritën që në takim të jetë edhe Avdullah Hoti ashtu siç ishte paralajmëruar, për t’ia sqaruar që ata nuk janë kriminelë ashtu siç ka dërguar elitën e policëve, por janë djem të rinj që ja duan të mirën e qytetit dhe duan përfundimin e palestrës.
Postimi i plotë i Ultras Vreshtarët: