U bënë homazhe pranë varrezave dhe përmendoreve të dëshmorëve të Komunës së Rahovecit (Foto)

Me rastin e shënimit të 8-Vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, sot kryetari i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi, me bashkëpunëtor, bashkëluftëtar dhe familjarë të dëshmorëve bënë homazhe dhe vendosen kurora lulesh pran lapidarëve dhe varrezave të dëshmorëve në qytetin e Rahovecit.

Po ashtu nga zyrtar komunal gjatë ditës së sotme janë bërë homazhe dhe janë vendos kurora lulesh pranë varrezave dhe përmendoreve të dëshmorëve në gjithë territorin e Komunës së Rahovecit.

Aktivitetet për shënimin e 8-Vjetorit të Pavarësisë do të përfundojnë me mbajtjen e akademisë solemne në Shtëpinë e Kulturës “Mensur Zyberaj ” , në qytetin e Rahovecit me fillim në ora 13:00. /Rahoveci24/
idrizi 1

idrizi 2

idrizi 3

idrizi 4

idrizi 5

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.