Amerikani i KB Rahovecit, organizatori Tyler Deihl, ka deklaruar para duelit ndaj Prishtinës se ekipi është në gjendje të mposhtë secilni ekip.
“Ndihem i frustruar pas ndeshjes ndaj Bashkimit, sepse ne ishim aty pranë dhe kemi mundur që të fitojmë. Unë mendoj se ne kur jemi në formën më të mirë, ne mund të mposhtim cilin do ekip në kampionat”.
“Po, ne mund t’i fitojmë tri ndeshjet e ardhshme në shtëpi dhe kemi besimin se nëse luajmë si ekip mirë atëherë kemi shanca për të fituar ndaj cilit do kundërshtar. Madje edhe ndaj Prishtinës”.
“Më duhet që të filloj të luaj më mirë, e di se jam në gjendje ta bëj këtë”.
“Për të gjithë tifozët, ne jemi mirënjohës për mbështetjen tuaj. Ne po punojmë shumë për të shfaqur një lojë të mirë për ju ndaj Prishtinës dhe në ndeshjet tjera të mbetura të sezonit”, u shpreh Deihl për faqen zyrtare të klubit.