Turizmi malor i Rahovecit promovohet të dielën, Hiking Njeri me ekspeditë në qytetin tonë

Të dielën nga orët e hershme të mëngjesit do të fillojë ekspedita turistike e organizatës Hiking Njeri, që zbarkojnë në Rahovec për të promovuar turizmin malor të vendit tonë.

Rahoveci ka bjeshkë të mrekullueshme të rrethuar me florë dhe faunë unike, rrëzë një pamje spektakolare të qytetit të cilën mund ta shijojnë bjeshkatarët.

Pas ekspeditës ku bëjnë pjesë turistët nga gjithë Kosova mbahet edhe një ndejë rasti në Tosca Bar ku performon 04 Band të dielën nga ora 18:00.

Hiking Njeri për herë të parë qëndrojnë në Rahovec në mënyrë të organizuar, teksa ata do të priten nga dhjetëra qytetarë të apasionuar pas turizmit malor, teksa ftohen të gjithë ata që duan të shijojnë malet tona të konfirmojnë pjesëmarrjen në eventin zyrtar në Facebook. /Rahoveci24/

Konfirmoni pjesëmarrjen – Eventi zyrtar

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.