Duket se problemi me palestrën e Rahovecit do të vazhdojë.
Pas raportimit ekskluziv të Rahoveci24 se 300 mijë euro të ndara për palestrën e Rahovecit janë çuar në bastione të LDK-së, po atë ditë pasoi edhe reagimi i Avdullah Hotit i cili premtoi se deri në fund të vitit do të bëhet ri-shikimi i buxhetit dhe në fund të vitit do të përfundohet palestra.
Dështimi për të mohuar faktin se mjetet e ndara për palestrën e Rahovecit u çuan diku tjetër nga ai dhe ministri i kulturës, Kujtim Shala, ka një arsye.
Kjo po ndodh sepse tenderi për fazën e fundit të punimeve që duhet të zhvillohen brenda palestrës, nuk është hapur ende dhe se po zhagiten procedurat, teksa kjo ndodhi së fundmi qëllimshëm, në mënyrë që 200 mijë euro nga 330 mijë të ndara për palestrën e Rahovecit të shkojnë në projekte tjera në bastione të LDK-së.
Rahoveci24 mëson se ministria e kulturës dhe sportit e drejtuar nga Kujtim Shala as që e ka ndërmend të hapë tenderin për palestrën e Rahovecit, ndonëse ai vet tha se punimet do të përfundojnë gati për sezonin.
Me ritmin si po shkojnë punët, vështirë se do të ndodhë ndonjë ndryshim në rrjedhat e punimeve dhe vështirë se do të përfundojnë në fundvit siç premtoi Avdullah Hoti, por kësaj radhe do të ketë reagim qytetar dhe premtimet nuk mund të përfundojnë më si gënjeshtra të kulluara. /Rahoveci24/