Toni Korenica me lajme të mira nga Suedia, sezonin e ardhshëm në Evropë

Meriton Korenica është rikthyer nga Suedia me lajme të mira nga futbolli suedez.

Futbollisti rahovecian i cili u zgjedh më parë edhe sportist i vitit dhe ishte shtylla e klubit të Rahovecit, kaloi te Shkëndija prej ku në gjysmën e parë të sezonit shfaqi paraqitje shumë të mira për Lirinë.

Ai në fund të vitit të kaluar shkoi në Suedi për të zhvilluar prova te disa skuadra.

Rahoveci24 mëson se shumë skuadra kanë kontaktuar Korenicën dhe janë fascinuar nga aftësia e tij teknike, sidomos me gjuajtjen precize dhe gjuajtjet e lira të frikshme të tij.

Ai realizoi disa paraqitje për një skuadër të njohur të kategorisë së dytë të Suedisë, por që për shkak të negociatave nuk mund të zbulohet emri i skuadrës. Ai ishte startues në disa ndeshje për këtë skuadër.

Pos skuadrës në fjalë, ka edhe skuadra nga kategoria e parë e Suedisë që janë interesuar për shërbimet e yllit të futbollit rahovecian, i cili sezonin do ta përfundojë në Liri, skuadër me të cilën ka kontratë deri në fund të sezonit, me çka edhe ju pamundësua transferimi permanent në Zvicër.

Pritet që me të përfunduar sezoni Korenica të nënshkruajë për një nga klubet suedeze të interesuara për të, të cilat besojnë në aftësinë e tij teknike të shkëlqyer, pavarësisht faktit se ofertat nga Superliga e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës nuk mungojnë, megjithatë ofertat nga Suedia janë shumë serioze dhe lojtari pritet që të vazhdojë karrierën jashtë vendit pas këtyre muajve të kaluara në provë dhe me paraqitje në futbollin suedez. /Rahoveci24/

toni 1

toni 2

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.