Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në komunën e Rahovecit, ka pranuar një donazion nga Zvicra për zjarrfikësit.
Këtë donacion për Rahoveci24 e ka konfirmuar drejtori Bislim Morina.
“Donacioni i radhës për drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim vjen nga Zvicra (Kantoni i Zurichut). Andaj më lejoni që si drejtor t’i shprehë falënderimet e mia për këtë donacion, konkretisht Patrick Sauzetit dhe bashkëpuntorit Jetmir Morina”.
“Ndërsa mua më mbetet që të jem në përgjegjësi të plotë e t’i dal në ndihmë qytetarëve të komunës së Rahovecit dhe t’i jem atyre pranë në secilin rast emergjent, si për vërshime ashtu edhe në rast të zjarreve”, deklaroi ai. /Rahoveci24/