Tifozët e rinj ultras të Rahovecit lihen në rrugë, udhëtuan me taksi për të përkrahur KB Rahovecin

Tifozët e flakt Ultras Vreshtarët që kryesisht përbëhet nga gjimnazistë të rinj të qytetit, janë lënë në rrugë pa u përkrahur nga askush para duelit të KB Rahovecit ndaj KB Trepçës.

KB Rahoveci ishte afër një fitore spektakolare ndaj Trepçës, por disavantazhi prej 15 pikësh filloi të shkrihej vetëm pasi tifozët arritën në pjesën e dytë të takimit të zhvilluar në Suharekë.

Ata shkuan me vonesë sepse askush nuk kishte menduar për transportin e tyre, as KB Rahoveci e as drejtoria e sportit, ani pse për të rinjt shfaqen rreziqe të ndryshime gjatë qëndrimit në rrugë.

Por, të entuziazmuar dhe krenarë për vendin e tyre, ata me të hollat e fundit në xhep, dikush më shumë e dikush më pak, angazhuan taksistët e papërshtatshëm të cilët mezi u bindën që t’i dërgojnë deri në Suharekë për të përkrahur ekipin e zemrës.

Për këtë, indinjatën ka shprehur vet grupi në faqen e tyre në Facebook duke “falënderuar përzemërsisht” të gjithë autoritetet për “neglizhencën.

Një reagim i fuqishëm ka pasuar edhe nga qytetari Arnolld Korenica, i cili në profilin e tij personal në Facebook ka akuzuar rëndë klubin e basketbollit dhe drejtorinë e sportit të komunës së Rahovecit që i lanë në rrugë këta të rinj pa përkrahje, ngase sipas tij sporti ekziston për njerëzit dhe tifozët, kurse nuk bën të shikohen tifozët vetëm kur të bëhet palestra, atëherë kur edhe do të nxirren të ardhura prej tyre.

Pa u shprehur nuk ka mbetur as basketbollisti Besnik Sharku, i cili në komente private në faqen zyrtare të Ultras Vreshtarët i cilësoi ata si krenari të qytetit dhe e vërtetoi faktin se ishin tifozët që e shtynë ekipit drejt një rikthimi fenomenal ndaj Trepçës për plot me lojtarë të huaj.

Mbetet të shihet nëse KB Rahoveci dhe drejtoria e sportit do të bashkëpunojnë për të gjetur një zgjidhje për këta tifozë, në të kundërtën priten protesta pas këtyre zhvillimeve dhe bojkot nga ana e Ultras Vreshtarëve.

ultras-vreshtaret-1

ultras-vreshtaret-1

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.