Telegrafi: Rrezikohet ekzistenca e KB Rahovecit, tifozët e Yllit kërcënojnë dhe nuk lejojnë zhvillimin e ndeshjeve

Kapiteni legjendar Besnik Sharku në duelin çerekfinal të Kupës së Kosovës ndaj Trepçës të zhvilluar para 5 vitesh në Suharekë.

Tifozët e KB Yllit, “Xhebrailat” kanë paralajmëruar se nëse dueli që KB Rahoveci zhvillon si vendas ndaj Yllit do të zhvillohet në Gjakovë, e jo në Suharekë sikurse të gjitha ndeshjet që klubi vreshtar i zhvillon, atëherë do të mbyllen dyert nga tifozët dhe nuk do të lejohet vazhdimi i sezonit për KB Rahovecin.

KB Rahoveci po vuan nga mos përfundimi i palestrës nga ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e cila ka përgjegjësi për përfundimin e kësaj palestre, e cila filloi ndërtimin 10 vjet më parë.

Këtë vit janë ndarë 300 mijë euro për të finalizuar këtë palestër që është më se e nevojshme për klubin që ka hyrë në Superligë dhe ka shkaktuar befasi me paraqitjet e mira, teksa ndeshjet si vendas i ka zhvilluar në qytetin e Suharekës.

640x74

Megjithatë, tash edhe në Suharekë po i mbyllin dyert KB Rahovecit.

Klubi vreshtar në koordinim me federatën kishte vendosur që ndeshja e pjesës së parë të sezonit mes KB Rahovecit dhe KB Yllit të mos zhvillohet në Suharekë sikur të gjitha ndeshjet që Rahoveci i luan si vendas për të evituar ndonjë incident mes tifozëve dhe për t’u garantuar që siguria të jetë e lartë.

Kjo nuk i ka pëlqyer KB Yllit dhe tifozëve të vet, që tash kanë kërcënuar Rahovecin që nëse ndeshja e të dielës luhet në Gjakovë, e jo në Suharekë, atëherë palestra në Suharekë nuk do të lejohet më në shfrytëzim të KB Rahovecit.

Mediat lokale në Rahovec raportojnë se ekzistenca e klubit është në rrezik të madh, pasi që kosto e zhvillimit të ndeshjeve në palestrën e Gjakovës është e pa përballueshme, teksa në vende tjera po ashtu nuk ekzistojnë mundësitë për të zhvilluar ndeshje, pasi vet klubet nuk po afrohen për të ndihmuar klubin që bëri sensacion me inkuadrim në Superligë.

Në këtë situatë klubi rrezikon ekzistencën për shkak të neglizhencës së institicuioneve për të përfunduar palestrën, e cila është bërë një histori e keqe në qytezën e bukur që ka traditë vreshtarinë, dhe klubi rrezikon edhe të shuhet nëse nuk gjendet një zgjidhje afatgjate dhe që palestra të përfundohet.

Zhvillimi i fundit vjen pasi KB Rahoveci arriti të stërmbushë palestrën në Suharekë për ndeshjen çerekfinale ndaj Trepçës, ku fituan mitrovicasit.

Në këtë ndeshje ishin të pranishëm edhe kryesia e KB Yllit, trajneri dhe lojtarët për të studiuar ekipin e Rahovecit para derbit regjional që zhvillohet të dielën, e që sipas të gjitha gjasave do të zhvillohet në Gjakovë.

Para duelit ndaj Yllit, KB Rahoveci duhet të premtën të zhvillojë ndehsjen ndaj Prishtinës, ndërsa është e pasigurt nëse do të vazhdohet zhvillimi i dueleve si vendas në Suharekë, e nëse edhe kjo ndeshje do të zhvillohet në Suharekë ndaj Prishtinës, pas kërcënimeve të hapura nga tifozët e KB Yllit, të cilat mund të shkaktojnë incidente, pasi KB Rahoveci në ndeshjet si vendas ka atraktuar qindra adhurues, ashtu sikurse edhe grupin e flakt të tifozëve, Vreshtarët. /Telegrafi/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.