Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka konfirmuar se ndeshja e tretë finale dhe e fundit e playoffit në Ligën e Parë, vendimtare mes KB Rahovecit dhe KB Dritës do të zhvillohet të shtunën nga ora 19:00 në Suharekë.
Klubi ka konfirmuar për Rahoveci24 se do të ketë organizim special për të gjithië tifozët që duan të vijnë me autobusë në Suharekë për të përkrahur ekipin, teksa spektakli do të jetë i garantuar.
Rahoveci e ka përparësinë e terrenit “vendas” pasi që ka arritur vendin e parë në sezonin e rregullt me 20 fitore e asnjë humbje.
Kjo është një përparësi e madhe apra duelit vendimtar, i cili shkoi në finalen e tretë pas një mungese koncentrimi dhe disfate të pësuar mbrëmë në Gjilan.
Gabimet janë për t’u përmirësuar, andaj të gjithë duhet të jenë në Suharekë të shtunën për të përkrahur ekipin në sfidën e tretë dhe vendimtare. /Telegrafi/