Sot bëhen tri vjet nga vrasja makabre e Elvis Pistës, një nga personalitetet e shquara të Rahovecit nga pasfluta.
Nëse Rahoveci ka pasur personalitete dhe heronj para lufte, atëherë një personalitet i tillë i shquar ka qenë edhe Elvis Pista në Rahovecin e pasluftës.
Njihet për ndihmat e tij të pa kursyera ndaj komunitetit në Rahovec, duke ndihmuar qytetarët me kushte të rënda të jetesës, ose në nevoja të mëdha për shërim jashtë vendit.
Raste të tilla janë shumë, ashtu sikruse ndihmat tjera, por nuk janë bërë publike asnjëherë me kërkesë të vet Pistës. Ai ndihmoi pensionistët, sportistët, klubet sportive etj.
Si biznesmen i shquar për aftësinë dhe mprehtësnië e tij në gjykim dhe si poiltikan modern, synimi i tij ishte ta bënte Rahovecin evropian – një mend të tillë, jo vetëm me fjalë, por e ka dëshmuar këtë vullnet me vepra.
Në momentin që ai tentoi ta çonte në një nivel tjetër ndihmën e tij për Rahovecin, ai kandidoi për deputet duke kërkuar çasje më serioze në institucionet qëndrore për të ndihmuar Rahovecin.
Megjithatë, edhe pse ai nuk mori votat e mjaftueshme, fitorja e tij historike në Rahovec ku ia siguroi PDK-së fitoren më të thellë ndonjëherë, do t’ia garantonte atij një pozitë të lartë në qeverinë e atëhershme me çka do të ndikonte në zhvillimin ekonomik dhe turistik të Rahovecit dhe punësimit të të rinjve rahovecian, që ishte një nga ëndrrat e tij.
Se sa e deshi ai Rahovecin, e vërtetoi fakti se ai nuk banoi asnjëherë në Prishtinë, pos kur ishte student, një student i dalluar në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin Juridik.
Të gjitha dëshirat e tij dhe ëndrrat për Rahovecin u shuan natën e 15 qershorit kur u vra në sy në bashkëshortes së tij, Besartës, e cila ishte shtatzënë në tash vajzën Romën.
Vrasja shokoi gjithë Kosovën duke tronditur opinionin për mënyrën se si është kryer kjo vepër, me pesë plumba nga prapa shpinës në dalje të restaurant Jaha.
Deri tash ka pasur disa të dyshuar, por asnjë rezultat konkret, apo motiv për arsyen e vrasjes.
Vet familja ofroi 200 mijë euro për të zbuluar vrasësin, kur Beatrisa Pista Demiri doli në emisionin e prodhuar nga Rahoveci24, “Perspektiva”, duke ofruar pothuajse gjithçka nga pasuria e familjes për të zbuluar vrasjen e vëllait.
Pikërisht motra Beatrisa asnjëherë nuk u ndal duke kërkuar drejtësi për vëllain, por ajo nuk gjeti ndihmën e duhur nga institucionet e drejtësisë, duke e bërë këtë vrasje ende një enigmë të madhe të llojit të vet.
Hetimet për këtë vrasje vazhdojnë intensivisht, teksa hetusit nuk ndalen duke u marrë me këtë rast deri në zbulimin e plotë të tij.
Në trivjetorin e vrasjes, Elvis Pista, me shpresë se po pushon i qetë në qiell dhe ka gjetur parajsën, mund të bëhet krenar, pasi me shumë gjasa motra e tij Beatrisa mund t’ia plotësojë një nga amanetet e tij, duke ndjekur rrugën për një Rahovec më të mirë, amanetin duke u bërë deputete e Kuvendit të Kosovës.
/Rahoveci24/