Sot vazhdojnë stërvitjet, këmbanat e alarmit të forta para derbit ndaj Prishtinës

KB Rahoveci vazhdon sot stërvitjet për ndeshjen ndaj Sigal Prishtinës që zhvillohet të shtunën nga ora 17:00.

Pas një dite të pushimit dhe ri-konsolidimit psiçik për humbjen e padrejtë nga ekipi plastik i Ponte Prizrenit, sot pritet të vazhdojnë stërvitjet.

Trajneri sipas informatave pritet që të jetë i ashpër në drejtim të disa lojtarëve të cilët nuk shfaqën paraqitjen e pritur gjë që rezultoi edhe me humbje.

Situata e vet teknikut mbetet në pikëpyetje të madhe pas humbjes së katërt rresht të pësuar, teksa këmbanat e alarmit para duelit pivotal ndaj Sigal Prishtinës po dëgjohen.

Për Mujën opsion tjetër pos fitores nuk ka dhe përkundër faktit se Prishtina ka roster larg më të mirë dhe më të shtrenjt, ai beson në një rezultat pozitiv që është një fitore e dytë e këtij edicioni që po shihet si edicion me shumë turbulenca të shkaktuara shumë edhe nga referimi dhe FBK.

Shqetësuese mbetet edhe përkrahja e vogël, vetëm 600 shikues ishin prezent në ndeshjen e fundit dhe pa e pasur të plotë sallën natyrisht se ekipi e ka të vështirë të fitojë energjinë e duhur për ta shndërruar përkrahjen në fitore.

E qartë është se në rast se nuk ka fitore ndaj Sigal Prishtinës, do të ketë konsekuenca për akterë të caktuar të cilët nuk po nderojnë fanellën ashtu siç do duhej.  

Ndërkaq, informacionet e Rahoveci24 flasin se KB Rahoveci e ka të pashmangshme luftën për mbijetesë – pasi Vëllaznimi tashmë ka targetuar dy lojtarë të mëdhenj vendor për afatin kalimtar të janarit dhe po ashtu është duke kërkuar amerikanë me oferta drei në 4 mijë dollarë muaji, çka bën që Rahoveci të futet në një spirale të luftës për mbijetesë prej të cilës nuk do të mund të dalë nëse nuk arrihen edhe disa fitore deri në dimër.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.