Sot, para katër vitesh Rahoveci ishte në zi për djalin e qytetit, Elvisin.
Pikërisht mesnatën e 15 qershorit, Elvis Pista, ishte vrarë në mënyrë qyqate me katër plumba prapa shpine në dalje të restaurantit Jaha ku po festonte ditëlindjen e bashkëshortes me miq.
Edhe pas 4 vitesh nuk ka asnjë të arrestuar për këtë vrasje qe nuk tronditi vetëm Rahovecin, por gjithë Kosovën.
Elvis Pista s’ka nevojë për prezantim. Atë e njohin të gjithë, i madh e i vogël sepse kontributini tij bamirës, politik dhe në çdo sferë tjetër ishte i jashtëzakonshëm.
Familja humbi djalin e vetëm, por Rahoveci humbi një burrë të madh, teksa misteri vazhdon mbi motivet që çuan prapa një vrasje të tillë një javë pas zgjedhjeve ku ai ishte kandidati më i votuar në komunën e Rahovecit!