Sonte lansohet videoklipi i ri i Ardianit, “Kanarina” (Video)

Sonte do të lansohet videoklipi i ri i këngëtarit nga Rahoveci, Ardian Limanmera, e cila do të vijë premierë në Rahoveci24 dhe në portalet më të mëdha vendore.

Ardiani, i cili është një prej emrave më të afirmuar rahovecianë në skenën e muzikës shqiptare, ka bërë gati projektin që e ka punuar tash e dy muaj.

Muzika mban firmën e Eroll Doganit, teksa tekstin e ka punuar vet këngëtari.

Videoklipi me skenar tejet artistik është punuar nga produksioni Artvision, në regji të Agron Sokolit dhe Taulant Pallqës.

Së pari klipi do të shfaqet premierë në emisionin “BonBon” në RTV21, teksa më pas plasohet në YouTube dhe publikohet si premierë në portalin Rahoveci24. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.