Stër-mbesa e heroit kombëtar, Skënderbeut, Sofie Kastrioti, ka arritur #PerKokerrtQefit në Rahovec për Hardh Fest.
Ajo ka vizituar me këtë rast objektin qëndror të Stone Castle, partnerit gjeneral të Hardh Fest.
Ajo u njoftua me historikun e traditës së prodhimit të verërave dhe rakisë së rrushit, me ç’rast u shoqërua nga përfaqësues të Stone Castle dhe kryesuesi i Këshillit të HardhFest, Emrullah Spahiu. Sofie do të qëndrojë disa ditë në Rahovec, si mysafire speciale dhe performuese në #HardhFest.