Kryetari i AAK-së në Rahovec, Smajl Latifi, ka folur në intervistën për Rahoveci24 edhe për mundësinë e kandidimit të tij për kryetar të komunës.
Smajl Latifi ishte për një mandat kryetar i Rahovecit, por në zgjedhjet e fundit lokale ai u mposht në balotazh nga Idriz Vehapi.
Më pak se dy vite para zgjedhjeve të ardhshme lokale janë rritur zërat për një kandidim të mundshëm të Smajl Latifit për kryetar të Rahovecit. Ai flet për këtë mundësi.
AAK-ja po ashtu po përjeton organizim të fuqishëm në Rahovec, teksa Latifi nuk lë pa folur as për organizimin e degës që ai drejton.
Intervista (vazhdim – pjesa 2):
Rahoveci24: A do të konkurroni në zgjedhjet e ardhshme lokale për kryetar të Rahovecit?
Smajl Latifi: Le të flasim njëherë tjetër për mundësinë ose jo të kandidaturës time për Kryetar Komune.
Rahoveci24: Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është duke përjetuar një organizim të madh në secilin qytet, përmendet në veçanti edhe Rahoveci, kjo falë jush. Pas humbjes në zgjedhjet e kaluara, a mendoni se mund të kthehet Rahoveci në bastionin e AAK-së?
Smajl Latifi: AAK-ja kudo po organizohet, fuqizohet dhe po rritet me shpejtësi. Edhe AAK-ja në Rahovec po e ndjen këtë dhe unë i falënderoj sinqerisht të gjitha strukturat tona si dhe qytetarët për besimin që kanë për Aleancën në Rahovec. /Rahoveci24/