Se qeveria e ardhshme e Republikës së Kosovës po shndërrohet në një turp të llojit të vet, e tregon marrëveshja e fundit.
Sipas IndeksOnline, AKR ka lëshuar pe në negociata me Listën Serbe dhe ka pranuar t’ua japë serbëve radikalë të Beogradit ministrinë më të rëndësishme, ministrinë e Bujqësisë.
Ky është lajm tronditës për bujqësinë e vendit tonë, sidomos për Rahovecin që është kryeqyteti i bujqësisë.
“Jemi të tronditur nga ky vendim. Kjo është e tmerrshme. Subvencionet për kulturat tona bujqësore tash janë në duart e Listës Serbe. Hapja e tregjeve për rrushin që ashtu nuk po na e pranojnë bodrumet tash varen nga serbët. Dikush duhet të japë përgjegjësi për këtë”, tha një qytetar në kushte anonimiteti për mediumin lokal, Rahoveci24.
Tash politikat bujqësore, prej subvencioneve e deri te politikat tjera investive do të varen nga serbët të cilët natyrisht do t’i orientojnë të gjitha këto favore te popullata serbe që po ashtu janë mjaft të involvuar në bujqësi.
/Rahoveci24/