Sigal Prishtina – Rahoveci të shtunën në 13:00, krejt studentët në Pallatin e Rinisë

Sigal Prishtina ka vendosur që ndeshja e radhës ndaj Kb Rahovecit të zhvillohet nga ora 13:00 në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.

KB Rahoveci do të provojë që në këtë takim të inspirohet nga dueli i kaluar ndaj Bashkimit, ku humbi për një fije gjilpëre, që një performancë të tillë ta përsërisë ndaj Sigal Prishtinës.

Prishtina nga ana tjetër është në nevojë të madhe për të fituar pas humbjes nga Trepça javën e kaluar dhe do të mundohet që të mos lejojë ndonjë befasi, megjithatë KB Rahoveci nuk po shkon për t’u mposhtur në Prishtinë.

Lajmi i mirë është rikthimi i Altin Morinës në përbërje, i cili pritet ta kthejë energjinë në skuadër, teksa formë të lartë këtë javë në stërvitje treguan të gjithë lojtarët pa përjashtim me trajnerin Jeton Nixha që është munduar të përmirësojë aspektin e ekzekutimit në momente kyçe, një faktor që ndikoi ndaj Bashkimit.

Të gjithë studentët që janë në Prishtinë këtë fundjavë duhet të shkojnë në Pallatin e Rinisë dhe të përkrahin KB Rahovecin në atë që pritet të jetë ndoshta një nga fitoret më të mëdha në histori të kampionatit kosovar të basketbollit. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.