Shokuese – Shtylla elektrike rrezikon jetën e banorëve në Rahovec (Foto)

Banorët e lagjes së Spitalit në Rahovec tash e sa kohe po jetojnë nën frikën e një shtylle elektrike e cila vetëm sa nuk ka rrënë në tokë, duke rrezikuar banorët e kësaj lagje.

Rahoveci24 ka dalë në këtë lagje ku ka evidentuar gjendjen me ç’rast kemi marrë edhe prononcimet e banorëve.

Një prej banorëve në këtë lagje në kushte anonimiteti ka thënë se ata kanë njoftuar tash e sa kohë organet kompetente për rastin në fjalë, por nuk ka pasur reagim.
Frekuentimi i qytetarëve është i madh andaj edhe zëvëndësimi i shtyllës duhet të bëhet sa më parë./Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.