Shkumbin Ismaili viziton memorialin e Tonit dhe Micit pas performancës n’Konak (Foto)

Këngëtari nga Maqedonia, Shkumbin Ismaili, përkundër lodhjes gjatë rrugēs dhe lodhjes nga performanca në Konak,  ka gjetur kohë të nderojë gjithë Rahovecin duke vizituar memorialin e Tonit dhe Micit.

Heronjtë e kombit kujtohen nga personalitetet në ditët e tyre përkujtomore.

Megjithatë, Shkumbin Ismaili u kujtua në një ditë të rëndomtë, duke vizituar memorialin e Tonit dhe Micit.

Shkumbin Ismaili mblodhi qindra të rinj në Konak, ku pati një performancë spektakolare në një organizim të mrekullueshëm.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.