Kapiteni i KB Rahovecit, Besnik Sharku, ka treguar klasin prej lideri të vërtet, duke thënë se performanca e tij dhe raportimet e mediave dhe komplimentet e qytetarëve për paraqitjen më të mirë në karrierën e tij ndaj Yllit s’kanë vlerë për të, pasi ai nuk solli fitoren.
Me një postim në Facebook me foton e Vreshtarëve, Sharku kërkoi falje që ata nuk fituan ndeshjen, teksa enkurajoi Muhamed Hasanin pasi humbi dy gjuajtjet e lira vendimtare, duke thënë se ai Hasani është lojtar i madh dhe se ai nuk do të vdes pa gëzuar Rahovecin me fitore të madhe bashk me Hasanin.
Sharku realizoi double double 14 pikë, 13 kërcime dhe tre topa të vjedhur.
Postimi i Sharkut: