Kapiteni i KB Rahovecit, Besnik Sharku, e ka cilësuar si të papranueshëm banerin e tifozëve të Yllit në ndeshjen ndaj KB Rahovecit.
“Made in Bugaria” ishte baneri kryesor i tifozëve gjatë intonimit të himnit kombëtar, një ofendim që u bë në sy të komisarit të garave, Faton Kurshumlisë.
Pas shumë reagimeve të qytetarëve ka reaguar edhe basketbollisti i KB Rahovecit, kapiteni Besnik Sharku, i cili e ka cilësuar si të pa pranushëm ofendimin.
Ai ka kërkuar që KB Ylli të dënohet maksimalisht dhe që të kërkojë falje në mënyrë që rivaliteti të mos bëhet armiqësi mes shqiptarëve. /Rahoveci24/