Rruga kryesore kah “Parku i Qytetit” pa ndriçim

Ka disa ditë që një nga rrugët kryesore të qytetit, “Xhevat Kasapi” që lidhë parkun e qytetit me rrugën kryesore dhe gjetiu, është në terr.

Kohë më parë përfundoi projektipër ndriçimin e qytetit, por jo shumë kohë më pas pjesë kryesore kanë mbetur në terr.

E tillë është edhe rruga “Xhevat Kasapi” te parku i qytetit dhe Park Plaza.

Në terr pos rrugës ka mbetur edhe parkingu publik prej më të mëdhenjve i cili pa ndriçim përbën rrezik për shkak të qenve endacakë dhe plaçkitjeve të veturave.

Problemi shpresojmë të zgjidhet shpejt. /Rahoveci24/

IMG_7008

IMG_7009

IMG_7010

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.