Rruga “12 Maji” në Ratkoc, rrugë në të cilën kurrë nuk është investuar

Me ardhjen në pushtet të Smajl Latifit, është kthyer edhe shpresa për zhvillim infrastrukturorë nga një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve të komunës së Rahovecit.

Por, kështu nuk po ndodh me qytetarët e Ratkocit.

Një banor në kushte anonimiteti ka dërguar një video në redaksinë tonë, ku shihet rruga “12 Maji” e pa shtruar.

“Rruga 12 maji në Ratkoc, rrugë që kurrë asnjë cent nuk është dhënë nga komuna. Këtu janë 30 shtëpi”, thotë qytetari nga Ratkoci i indinjuar për Rahoveci24.

Tash që Latifi ka emëruar drejtorët e nëpër dikastere dhe është konstitiuar Kuvendi Komunal, është më se e nevojshme që të investohet në këtë zonë të rëndësishme të komunës tonë. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.