Rritet çmimi i biletës së autobusit në linjën Rahovec – Prishtinë

Në vazhdën e rritjes së çmimeve është rritur edhe çmimi i biletës në linjën Rahovec-Prishtinë. Çmimi i biletës së udhëtimit ngritet për 0.50€.

Këtë lajm e ka bërë të ditur njëra prej kompanive që funksionon në Rahovec.

640x74

Kompania “Topalli” veçse ka njoftuar se linja Rahovec-Prishtinë dhe anasjelltas tani e tutje çmimin e biletës së udhëtimit ngritet për 0.50€.

“Të nderuar klient bazuar në çmimet e larta të furnizimit me derivate të naftës e që për transport të udhëtarve me autobusë është lëndë e parë furnizuese, nga sot çmimi i biletës ngritet për 0.50€ në te gjitha relacionet Rahovec- Malishevë-Prishtinë.Shpresojme ne mirëkuptimin tuaj!” njofton “Topalli”, transmeton RahovecPost.

Njoftimin e njëjtë e kanë bërë edhe kompanitë tjera që operojn në komunën e Rahovecit.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.