Rritet çmimi i biletave Rahovec-Prizren dhe Rahovec-Prishtinë

Kompania turistike “Mendi Tours” që operon në relacionin Prizren-Rahovec, ka njoftuar se çmimi i biletave do të ngritet nga nesër. Kështu ka njoftuar kompania nëpërmjet një postimi në Facebook.

Arsye për këtë është përmendur rritja e çmimit të naftës dhe shpenzimeve të tjera esenciale për të operuar.

“Të nderuar klientë ju njoftojmë se që nga nesër 15.02.2022 çmimi i biletave për relacionin Prizren-Rahovec ndryshon për arsye te ngritjes se çmimeve te naftës dhe shpenzimeve te tjera esenciale për kompani”, thuhet në njoftim.

Që nga dje është rritur po ashtu edhe çmimi i biletës në relacionin Gjakovë-Prishtinë, që me shumë gjasa e ngrit edhe çmimin e biletës Rahovec-Prishtinë.

Kjo rritje e çmimeve është paralajmëruar, për shkak të rritjes së çmimeve për gjërat bazike, të cilat janë të nevojshme për funksionimin e ekonomive familjare si dhe të bizneseve.

“Të nderuar klientë, bazuar në çmimet e larta të furnizimit me derivate të naftës e që për transport të udhëtarëve me autobusë është lëndë e parë furnizuese, nga sot çmimi i biletës Prishtinë Gjakovë është 5€”, është thënë në njoftim. /RahoPress/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.