Kështu është kur inspirohen nga “fillestari”.
Me kandidimin e një të riu me eksperiencë menaxheriale vjen edhe kreativiteti në shprehje dhe oferta konkrete siç është broshura e zotimeve #JepiKokrrënRahovecit nga Visar Korenica, prej të cilës përfitojnë konkretisht qytetarët e komunës së Rahovecit dhe mund të kërkojnë përgjegjësi.
Kjo broshurë mund të lexohet duke skanuar kodin QR code te baneri kryesor te Park Plaza, një inovacion ky i pari në Kosovë për fushata elektorale.
Kjo ka ngritur nivelin e fushatës në komunën e Rahovecit, duke tejkaluar kreativitetin demode të shkrepësave, laps kimikëve e të tjerë. Tash madje edhe PDK ka bërë një tejkalim në kreativitet, duke realizuar disa “fletushka”, por ku kreativiteti lë për të dëshiruar.
Duket se lëvizjet e fundit të Korenicës kanë bërë revolucion për fushata elektorale në Rahovec, duke detyruar kandidatë të tjerë që të inspirohen dhe të realizojnë gjëra të ngjashme. /Rahoveci24/
Lexoni të plotë broshurën e VV dhe Visarit: vvisari.com/zotimet