Komisioneri për çështje të brendshme dhe migrim i Bashkimit Evropian, Dimitris Avramapolous njoftoi se Komisioni Evropian i propozon sot Këshillit të BE-së dhe Parlamentit Evropian heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.
Ai në një konferencë për media tha se Kosovës i është rekomanduar liberalizimi i vizave dhe u shpreh se janë të vetëdijshëm se sa e rëndësishme është kjo për Kosovën.
Ai tha se BE-ja do ta monitorojnë nga afër këtë proces.
“E di sa e rëndësishme është kjo çështje është për Kosovën dhe e rekomandojmë këtë”, tha ai.
Ai tha se kjo çështje tani është në përgjegjësi e Parlamentit dhe Këshillit të Bashkimit Evropian, e cila vendos me shumicë të kualifikuar.
Ai tha se nevojiten dy deri në tre muaj kohë që të përfundojnë procedurat.
Në Rahovec ky hap është mirëpritur, pasi që edhe rahovecianët pa të drejt e kanë ndjerë veten të izoluar në raport me familjarët dhe tash vizitat e largësia do të jetë më e vogël.