Reagon zyrtari i KRS: Ja ku mund të drejtohen turistët në Rahovec për informata

Zyrtari përgjegjës për trashëgimi kulturorë dhe historike pranë muzeut të qytetit të Rahovecit, Kadri Durguti, ka reaguar pas një reportazhi special të Rahoveci24, ku është shpalosur mungesa e një ciceroni apo një udhërrëfyesi për vizitat e turistëve në Rahovec.

Sipas Kadri Durgutit, zyrtar përgjegjës për trashëgiminë kulturore, ekziston i rregulluar ky problem.

Pas reportazhit të Rahoveci24, ai thotë në një reagim se është e rregulluar kjo punë.

“Për të gjithë ata që dëshirojnë ta vizitojnë dhe të njihen me bukurinë e qytetit të Rahovecit, ju bëj me dije se pranë drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, ekziston muzeu i qytetit të Rahovecit, në të cilni gjendet përgjegjësi për trashëgimi kulturore dhe historike”.

“T’i drejtoheni atij dhe do të gjeni dhe njoftoheni me kulturën tonë të lashtë dhe artefaktet që datojnë që nga koha iliro-dardane. Aty do të gjeni edhe ciceronin i cili do ju njoftojë për kulturën tonë, e jo të kontaktohen presona të painformuar dhe privat”, shkruan në këtë reagim dërguar Rahoveci24 zotëri Durguti. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.