Reagon kryetari Vehapi: Komuna e gatshme për ta përballuar shiun (Foto)

Shiu, i cili ka filluar të bie sot gjatë ditës ka filluar të paraqet probleme nëpër disa fshatra të Komunës së Rahovecit duke e përfshi edhe qytetin.

Për këtë arsye kryetari i Komunës së Rahovecit z. Idriz Vehapi, ka kërkuar nga Muhamet Behra, DShP dhe Bislim Morina, DMSh që të koordinohen me instucionet të tjera siç është KRU “Radoniqi“ njësia në Rahovec dhe në Prizren, që të jenë në gjendje gatishmëri.

Sipas drejtorive përkatëse, kërkesa për të intervenuar ka pasur në fshatin Dobidol dhe në fshatrat të tjerë po ashtu edhe në rrugët “Xhelal Hajda-Toni” dhe në rrugën “Sylejman Vokshi”, në qytetin e Rahovecit.
image

Situata sa u përket vërshimeve në Komunën e Rahovecit është nën kontroll dhe ekipet janë në teren dhe në vazhdimësi janë duke punuar në evitimin e përmbytjeve.

Sipas drejtorit Behra, niveli i ujit ka filluar të ulët dhe nga kjo mund të thuhet se edhe rreziku i vërshimeve është zvogëluar, drejtori Behra thotë po ashtu se në të ardhmen , në vendet ku është paraqitur rreziku nga vërshimet do të intervenohet që në të ardhmen të mos ketë rrezik nga vërshimet. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.