Rahoveci24 me rekord të madh në dyvjetorin e themelimit

Rahoveci24 po shënon dyvjetorin e themelimit të vet.

Portali më i madh lokal në komunën e Rahovecit, Rahoveci24.com po shënon dy vjetorin e themelimit, si mediumi që ka nxitur jo vetëm ndryshimet në komunën e Rahovecit në të gjitha sferat, por edhe ndryshimet pozitive në skenën mediale.

Rahoveci24 pa dyshim është lideri mediatik në regjionin e Anadrinisë, që sa është profesional, është mediumi me influencën më të madhe, si tek qytetarët dhe lexuesit online, ashtu edhe tek institucionet komunale.

Raportet e Rahoveci24 kanë nxitur reagimin në shumë çështje madhore, në rregullimin e shumë rrugëve, mobilizimin në iniciativa humanitare, rregullimin e ndriçimit publik në shumë raste dhe çka është më e rëndësishme ka nxitur llogaridhënien e liderëve institucionalë komunalë.

Rahoveci24 është mediumi i vetëm i cili nuk ka përdorur parime të selektivitetit të personaliteteve që janë shprehur për çështje të ndryshme, duke qenë i hapur për trajtimin e secilës çështje në veçanti, e që është transmetuar fuqishëm tek qytetarët – si nga personalitete të opozitës, pozitës ashtu dhe të shoqërisë civile.

Lexuesit tanë janë shtytësit tanë më të mëdhenj. Lexuesi rahovecian është prej më të edukuarve në mbarë Ballkanin, duke vlerësuar secilin raport në mënyrë perfide. Kështu, edhe kritikat që kanë ardhur kanë shërbyer në nxitjen e ndryshimeve pozitive në portalin Rahoveci24.

Rahoveci24 është lider i pakontestueshëm edhe kur flasim për shtrirjen me anë të statistikave. Vetëm në javën e fundit mbi 100 mijë herë janë shikuar postimet e Rahoveci24, si në faqen e Facebookut ashtu dhe në web faqe, teksa të involvuar kanë qenë mbi 20 mijë persona – e që këto statistika që dita ditës po shënojnë ngritje janë dëshmi e punës serioze që po bëhet nga një staf profesional që i shërben zellshëm komunitetit.

Këto të arritura do të ishin të pamundura pa partnerët tanë, ku këtë vit NTP “Haxhijaha” ka zgjedhur Rahoveci24 për të bashkpunuar ku në baza konstante kohore do të promovohen konkurset e punës dhe shërbimet elite të kohës. Ky është tjetër indikator i suksesit, e ne jemi krenarë për këtë.

Artvision mbetet partneri më i madh dhe më besnik, duke vazhduar traditën e të qenurit produksioni lider me ndryshimet teknologjike më të mëdha, e për risitë e të cilit jeni njoftuar. Artvision vazhdon të jetë partneri më i madh dhe bashkëpunimi po shkon duke u zgjeruar në dobi të shoqërisë.

Së fundmi hovi i madh i zhvillimit është përcjellë edhe nga krijimi i dizajnit të ri të portalit. Me një pamje estetike unike dhe familjare për syrin e qytetarit dhe lexuesit, e i përshtatshëm e i lehtë si për fëmijët e deri te të moshuarit, Rahoveci24 ka arritur të bëjë revolucionin e medias ‘online’ me ç’rast ka shërbyer edhe si inspirim për mediat tjera.

Risi është moti në Rahoveci24, ku në kohë reale mund të shikoni ndryshimin e motit në një realizim special, ku të gjitha ndryshimet e mëdha janë realizuar nga Elvis Canziba, specialisti më i madh i fushës së programimit dhe IT-së në përgjithësi nga Rahoveci, sukseset e të cilit janë ndërkombëtare. Një burim krenarie për ne.

E falënderimi më i madh i takon qytetarëve të Rahovecit dhe të gjithë lexuesve të regjionit të Anadrinisë, bashkë me të cilët synojmë të veprojmë edhe shumë vite në të mirë të komunitetit me risi të tjera revolucionare për median në Rahovec që do vijnë gjatë vitit 2016.

Vitet kalojnë, Rahoveci24 evoluon, por motoja nuk ndryshon –

24 ORE, NE JEMI JU !

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.