Rahoveci, nikoqir i poetëve nga e gjithë bota

Duke filluar nga 4 shtatori Rahoveci do të jetë nikoqir i poetëve nga mbarë bota të cilët për tri ditë radhazi do të lexojnë poezitë e tyre në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë.

Në edicionin e tretë të këtij festivali pjesëmarrës janë poetë që vijnë nga shtetet si Cuba, Filipine, SHBA, Greqia, Turqia, Tunizia, Italia, Bullgaria, Gjermania, Maqedonia, Mali i Zi, Britania e madhe, Jordania, Shqipëria etj.

Përveç aktiviteteve të shumëta, përgjatë datave 4, 5 dhe 6 shtator, në kuadër të këtij festivali do të promovohet edhe libri i poetit amerikan William S. Peters, “Kosovë e dashur…ëndrrat e Rahovecit”.

“Vera dhe poezia, janë antike po aq sa edhe dashuria për to, prandaj me këtë nismë të re, do t’ia shtojmë Kosovës vëmendjen kulturore”, thuhet në komunikatën për media.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.