Komuna e Rahovecit dhe Projekti Zviceran DEMOS nënshkruan kontratë për shfrytëzimin e grantit për vitin 2016 me vlerë 98 938.25 euro
Në zyret e Helvetas Sëiss Intercooperation-Kosova (HSIK) përkatësisht projekti “Programi për Decentralizim dhe Përkrahje Komunave” (DEMOS), sot kryetari i Komunës së Rahovecit z. Idriz Vehapi dhe z.Ertan Munuglu zëvendësmenaxher i projektit DEMOS, kanë nënshkruar kontratë me Komunën e Rahovecit, për shfrytëzimin e fondit të fituar nga skema e granteve për vitin 2016. Në ceremoninë e nënshkrimit të kontratës, i pranishëm ishte edhe z.Muhamet Behra, drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publik.
Shuma e përgjithshme e grantit të fituar nga Komuna e Rahovecit për vitin 2016 është 69 300 euro, duke përfshirë edhe shpërblimin për performancën më të mirë dhe përmirësimin e shërbimeve komunale si në menaxhimin financiar, hapësirat publike, mobiliteti dhe demokracia lokale. Fondet e grantit të fituar Komuna e Rahovecit, do ti investoi në rregullimin e fazës së parë të trotuarit në rrugën e “UÇK-së”, në qytetin e Rahovecit me gjatësi prej1200 metra.
Në kuadër të realizimit të projekti i cili ka të bëjë me rregullimit të trotuarit, është paraparë edhe infrastruktura përcjellëse, siç është gjelbërimi, mbjellja e drunjve dekorativ dhe përgatitja e infrastrukturës për vendosjen e më vonshme të ndriçimit publik. Gjatësia e trotuarit është 1200 metra, kurse gjerësia është 2 metra. Vlera e përgjithshme e rregullimit të trotuarit është 98 938.25 euro, nga grandi i fituar nga DEMOS 69 300, kurse komuna në këtë projekt do të participoj me 29 638.25euro.