Radoniqi lë pa ujë qytetarët edhe pas një dite të plotë

Kompania e ujësjellësit, Radoniqi, edhe një herë ka lënë pa ujë qytetarët.

Në një njoftim thuhet se kompania po bën disa ndërtime dhe rregullime në infrastrukturë, pas problemeve në një nga gypat kryesorë.

Kjo ka bërë që pa ujë të mbetet i gjithë Rahoveci.

Përkundër premtimit se uji i pijshëm do të jetë në dispozicion të qytetarëve edhe pas 3-4 orëve në një premtim të bërë nga Radoniqi më shumë se katër orë më parë, ujë qytetarët nuk kanë.

Kompania në fjalë nuk është hera e parë që ka një qasje të tillë ndaj qytetarëve të Rahovecit.

Në anën tjetër, ka njerëz që shpresojnë që ujë të dalë nga bredhi… një brengë shumë serioze kjo për disa individë me agjenda politike. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.