Radio Aktiv ndërpreu transmetimin, Elshani i VV-së lëshon studion

Radio Aktiv ka ndërprerë emisionin debatues mes përfaqësuesve të partive politike në momentin kur Durim Elshani i VV-së, kritikoi ashpër PDK-në për mos punën në sektorin e rinisë.

Ishte Elshani ai që deklasoi Berkan Hamzën e PDK-së, duke thënë se PDK ka investuar për të rinjt VETËM në bastore.

Në këtë moment Radio Aktiv për shkak të kritikave ndaj pushtetit, mësohet se ka ndërprerë emisionin.

Në shenjë pakënaqësie ishte Durim Elshani ai i cili u largua nga studio për të mos vazhduar debatin.

Emisioni u përmbyll me një rikthim të emisionit “live” edhe me vetëm një pyetje, duke përmbyllur debatin kështu me vetëm dy pyetje të realizuara.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.