Qytetarët e Rahovecit i kërkojnë Thaçit zbardhjen e vrasjes së Elvis Pistës (Foto)

Presidenti i ri i Kosovës, Hashim Thaçi në mënyrë të pa paralajmëruar vizitoi dje Rahovecin dhe qytetarët.

Ai vizitoi disa prej familjeve të mëdha, familjet e dëshmorëve Toni dhe Mici, prijësit fetarë të Rahovecit dhe bashkpartiakë, por presidenti i ri nuk vizitoi familjen e Elvis Pistës, ish-kandidatit për deputet nga radhët e PDK-së.

Dhe pas vizitës së tij ku Thaçi tha se Rahoveci është vend punëtor, ka pasur edhe kritika, shkruan Rahoveci24.

Në raportin e Rahoveci24 për vizitën e Thaçit lansuar mbrëmë, ishin disa komentues që kërkuan nga presidenti i ri zbardhjen e vrasjes së Elvisi Pistës.

Kujtojmë që Elvis Pista ishte kandidat për deputet nga radhët e PDK-së në zgjedhjet e fundit nacionale, ku partia më e madhe në vend e shënoi edhe rekordin historik me më së shumti vota të fituara, falë përkrahjes së madhe të qyetarëve për veprimtarin dhe ish-kandidatin për deputet, Elvis Pista. Thaçi ishte pak vota para Elvis Pistës personi më i votuar në Rahovec, ku tashmë presidenti ishte bartës i listës.

Ende nuk ka asnjë informacion për zbardhjen e vrasjes së Elvis Pistës, mesnatën e 15 qershorit, vrasje kjo e kryer prapa shpine dhe që tronditi mbarë opinionin vendor dhe ndërkombëtar. /Rahoveci24/
elvis pista

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.