Qeveria vendos një rregull: Në kafiteri nuk mund tu ndalohet klientëve uji i pijshëm

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës ka miratuar rregulloren për furnizim me ujë të pijshëm në objektet e gastronomisë, e cila parasheh që të gjithë klientët të kenë qasje në ujë të pijshëm në restorante, kafene dhe bare.

Sipas rregullores asnjë lokal i gastronomisë nuk mund t’ia heqë klientëve të drejtën nga uji i pijshëm.

640x74

“Në rast se objekti furnizohet me ujë nga ujësjellësi publik, pronari i objektit nuk mund t’i ndalojë klientët të shërbehen nga uji i rubinetit”, thuhet në rregulloren të cilën e ka cituar ministri Rifat Latifi.

Latifi tutje ka shtuar se ‘në rastet kur objekti i gastronomisë pretendohet se furnizohet nga uji i puseve, pronari i objektit obligohet të hartojë dhe zbatojë planin e monitorimit operacional të cilësisë së ujit dhe të pajiset me certifikatë të cilësisë së ujit nga IKSHPK-ja dhe këtë certifikatë ta ekspozojë në lokal”, ka shtuar Latifi.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.